Dasma e Mundshme e Dua Lipës: Zbulohen Detaje të Reja për Shtatorin në Palermo
Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike, këtë herë për shkak të jetës së saj private.
Gazetari Erdis Deraci, i cili raportoi drejtpërdrejt nga Italia për emisionin “Weekend” të Klan Kosova, ka zbuluar detaje rreth një dasme të mundshme të artistes.
Sipas Deracit, flitet se ceremonia martesore mund të mbahet këtë vit në Palermo, qytet në rajonin e Sicilisë.
Ai theksoi se lajmi ka ngjallur interes të madh në Itali dhe se burimet lokale e konsiderojnë informacionin si të besueshëm.
“Më duket se nga data 5 deri më 7 shtator do të zhvillohet ky event i rëndësishëm. Diskutimet janë thelluar dhe informacioni konsiderohet pothuajse zyrtar,” u shpreh Deraci.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë këngëtarja apo përfaqësuesit e saj.
