**Afati Kushtetues Afton: Albin Kurti pa Përgjigje për Vjosa Osmanin**
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk iu përgjigj pyetjes nëse do ta pranojë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, raporton Ekonomia Online. Kjo ndodhi ndërsa ai u nis drejt seancës së Kuvendit, e paraparë në nderim të Rexhep Qosjes.
Afati përfundimtar kushtetues për zgjedhjen e presidentit është nesër.
Ndërkohë, të shtunën pas seancës së Kuvendit, Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), komentoi zhvillimet politike rreth procesit të zgjedhjes së presidentit, duke mos përjashtuar mundësinë që emri i Vjosa Osmanit të jetë pjesë e diskutimeve.
“LDK mund të propozojë edhe emra, nuk kemi nevojë të propozojmë tre, propozojmë një. Mund të jetë edhe Vjosa Osmani, por le të na tregojë ai nëse i ka 66 vota për këtë president. Fillimisht, duhet të vendosë nëse dëshiron marrëveshje me ne, apo nëse nuk i ka 90 vota me ne,” – deklaroi Abdixhiku para gazetarëve.
