Izraeli njofton vrasjen e zyrtarit kyç iranian, përgjegjës për bllokadën e Ngushticës së Hormuzit

Izraeli pretendon se ka vrarë Alireza Tangsirin, komandantin e Marinës së Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri izraelit i mbrojtjes, duke u raportuar nga CNN dhe duke u transmetuar edhe nga agjencia Express.

Tangsiri, një figurë me ndikim në hierarkinë iraniane, njihej si arkitekti kryesor pas bllokadës pothuajse totale të trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.

Ai kishte reduktuar ndjeshëm kalimin e anijeve në këtë pikë strategjike të rrugëve detare. Sipas të dhënave të publikuara nga “Lloyd’s List”, fluksi i anijeve që kalonin në Ngushticë kishte rënë nga rreth 100 në ditë në vetëm pak anije.