**Shtyhet për në orën 14:00 mbledhja e KQZ-së për shkak të nevojave organizative**

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se mbledhja e planifikuar fillimisht për në orën 11:30 të ditës së sotme, e premte, 1 maj 2026, është shtyrë. Ajo do të mbahet në orën 14:00.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, konfirmoi shtyrjen, duke theksuar se arsyeja ishin “nevojat organizative”.

Rendi i ditës i mbledhjes, e cila do të drejtohet nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi, përfshin pika të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të caktuara për datën 7 qershor 2026:

**2. Këshilli për Operacione Zgjedhore**
2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i planit kohor për aktivitetet zgjedhore.
2.2. Shqyrtimi dhe miratimi i caktimit të afateve kohore.
2.3. Shqyrtimi dhe miratimi i formulës për nominimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ).

**3. Këshilli për Buxhet dhe Financa**
3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të buxhetit.

**4. Këshilli për Personel**
4.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të rekrutimit dhe angazhimit të stafit të përkohshëm.
4.2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për kompensimin e punës jashtë orarit të rregullt të punës, ditëve të vikendit dhe festave zyrtare.

**5. Të ndryshme**