Policia e Kosovës ka shoqëruar një person në stacionin policor.

Kjo pasi që

gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gas, pesë fishekë dhe një shurdhues i armës së zjarrit.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/