Kurti dhe Rama në foton familjare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, mirëpriti pjesëmarrësit e Samitit të Komunitetit Politik Evropian (KPE) në Jerevan, duke theksuar rëndësinë e këtij takimi për forcimin e bashkëpunimit në kontinent.

Në një postim në platformën X, Pashinyan u shpreh se ishte “kënaqësi e madhe të mirëpresë kolegët dhe partnerët në Jerevan”, duke e cilësuar kryeqytetin armen si “zemrën rrahëse të Evropës” gjatë zhvillimit të këtij samiti.

Ai shtoi se priste diskutime mbi çështje kyçe dhe angazhime, të cilat do të çonin drejt partneriteteve më të forta dhe premtuese mes vendeve pjesëmarrëse.

Krahas mesazhit, Pashinyan publikoi edhe foton familjare të liderëve që marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare. Në mesin e tyre, shfaqeshin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.