Policia e Shtetit shpall tender për gaz lotsjellës me vlerë 60 milionë lekë
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka shpallur me urgjencë një tender për blerjen e gazit lotsjellës. Ky gaz është parashikuar të përdoret nga automjetet speciale të ujit (autobotët) për menaxhimin e turmave, raporton A2 CNN.
Tenderi, me një vlerë prej afro 50 milionë lekësh pa TVSH (rreth 60 milionë lekë në total), ka si qëllim pajisjen e tetë automjeteve që Policia ka aktualisht në dispozicion, për menaxhimin e situatave me turma apo gjatë trazirave të mundshme.
Përdorimi i gazit lotsjellës ka qenë i shpeshtë në protestat e opozitës, ku ai është përzier rregullisht me ujin dhe është shpërndarë nga autobotët e policisë.
