Notarja kosovare thyen rekordin kombëtar dhe shkëlqen me tri medalje në Kroaci

Notarja kosovare, Erina Idrizaj, ka arritur një sukses të shkëlqyer në garën ndërkombëtare “Golden Orlando 2026”, e cila u zhvillua në Dubrovnik të Kroacisë.

Ajo njëkohësisht vendosi një rekord të ri kombëtar në disiplinën 100 metra stil shpinë me kohën mbresëlënëse: 1:04.95.

Në një konkurrencë tejet të fortë ndërkombëtare, Erina fitoi medaljen e artë në kategorinë absolute, duke e përfunduar garën me gjithsej dy medalje të arta dhe një medalje të argjendtë.

Gjithashtu, ajo realizoi edhe performancën më të mirë të ekipit të Kombëtares së Kosovës, duke grumbulluar 680 AQUA Points.

Ky rezultat shënon një arritje të madhe për sportin kosovar dhe një tjetër dëshmi të talentit dhe përkushtimit të Erinës në arenën ndërkombëtare.