Leonora Jakupi dhe Ledri Vula, sërish ambasadorë të ‘Prince Caffe’
Dy artistët e mirënjohur të skenës muzikore, Leonora Jakupi dhe Ledri Vula, janë rikthyer si ambasadorë të markës së njohur ‘Prince Caffe’, pjesë e ‘Devolli Corporation’.
Jakupi do të jetë imazhi i kafesë turke, ndërsa Vula do të përfaqësojë kafenë instant ‘Prince 3in1’.
Paraprakisht, të dy artistët vizituan ambientet e fabrikës së ‘Prince Caffe’, ku u njohën me procesin e prodhimit, nga bluarja dhe paketimi, te testimi dhe servimi i kafesë në filxhan.
Jakupi shprehet se ndihet krenare dhe e privilegjuar që është sërish pjesë e ‘Prince Caffe’së’. Ajo theksoi: “Jam tejet e privilegjuar që sërish jam pjesë e ‘Prince Caffe’së’. Është një produkt që konsiderohet më cilësori dhe më i shituri në treg, prandaj është një kënaqësi e madhe të jesh pjesë e kësaj marke, e cila konsumohet kudo ku ka shqiptarë.”
Ndërkaq, Vula shtoi se ishte impresionuar nga kushtet dhe teknologjia e prodhimit të kafesë. “Për mua është hera e parë që shoh një fabrikë të një niveli kaq të lartë. Ndihem krenar, si qytetar i Kosovës, të shoh sesi një produkt yni eksportohet në mbarë botën,” theksoi Vula.
Leonora Jakupi theksoi se edhe gjatë periudhës së saj të mëparshme si ambasadore e markës, reagimi i publikut ishte mbresëlënës. “Është kënaqësi e madhe kur takoj njerëzit në rrugë dhe më përgëzojnë për promovimin e një marke të tillë,” u shpreh Jakupi.
Ambasadorët nënvizuan se ‘Prince Caffe’ është një markë e pakrahasueshme në Ballkan dhe Evropë, si për nivelin e teknologjisë në fabrikë, ashtu edhe për shijen unike të kafesë.
Marka ‘Prince Caffe’, në anën tjetër, po zgjeron ndikimin e saj në tregje të ndryshme globale, duke bashkëpunuar me partnerë ndërkombëtarë.
