Familja Lipa feston: Rina Lipa mbush 25 vjeç
Sot shënohet një ditë e veçantë dhe festive në familjen e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa. Motra e saj, Rina Lipa, feston mbushjen e 25 viteve jetë.
Me anë të një postimi prekës në llogarinë e saj në Instagram, Dua Lipa ka zgjedhur të urojë motrën e saj, duke ndarë me publikun foto nga fëmijëria e tyre dhe duke shprehur dashurinë e thellë që ndjen.
“Gëzuar ditëlindjen shoqes sime më të ngushtë, motrës sime, shoqes sime më të mirë, asaj tek e cila mund të mbështetem pavarësisht gjithçkaje!!! Të dua shumë Rinusheee ❤️ 25 vjet! Nuk mund ta besoj që pata kaq fat!!!”, ka shkruar këngëtarja përbri postimit.
(Burimi: Indeksonline)
