Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani në një intervistë për Klan Kosova ka folur lidhur me mos kandidimin e saj për presidente të vendit.
Ajo tha se fillimisht kishte përkrahje nga VV-ja lidhur më këtë çështje në muajin dhjetor por që më vonë kjo përkrahje nuk erdhi.
‘’Kur unë kamë folur para qytetarëve edhe për një mandat, nuk ka qenë vetëm supozim por një përkrahje e premtuar, për mua është në rregullë që kanë vendosur që të ndajnë rrugëtimin, nuk ka qenë në rregull që unë të flasë me opozitën për korum e ata në anënë tjetër folshin me kandidatë të tjerë’’ ka thënë Osmani.
Ata kanë shkatruar një projekt politik që qytetarët kanë besuar shumë në të, ka shtuar më tutje Osmani./Indeksonline/
