Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Policia njofton se të dyshaurit ndodhen në arrati, ndërkaq viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Rr. Ali Sokoli, Prishtinë 14.05.2026 – 21:31. Raportohet se nga persona të panjohur, të maskuar në një lokal është shtënë me armë zjarri në drejtim viktimës mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Të dyshuarit janë në arrati. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, njofton Policia.