**Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani kapen në intimitet në koncert, flet familjarja**
Ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova”, Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani, janë parë mbrëmë në një koncert të mbajtur në Prishtinë nga artisti Clevio. Shfaqja e tyre e përbashkët ka nxitur spekulime për një lidhje të re dashurie mes dyshes.
Sipas fotove të publikuara nga “Prive Klan Kosova”, dyshja u shfaqën tepër të afërt gjatë mbrëmjes, ku nuk munguan as puthjet mes tyre. Këto imazhe kanë forcuar edhe më tej thashethemet për një romancë të mundshme.
Lidhur me këtë situatë, ka reaguar edhe e afërmja e Kushtrimit, Vesa Kelani. Detaje rreth deklaratës së saj priten të zbardhen së shpejti.
