**Klinaku nga Dragashi: “S’ka komunë paralele, s’ka Bankë Komerciale!”**
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Klinaku, i cili i është rikthyer garës për deputet, ka zhvilluar një vizitë në Dragash. Gjatë kësaj vizite, ai ka takuar miq, shokë dhe mbështetës të shumtë të subjektit të tij politik.
Klinaku theksoi se qytetarët e Dragashit kanë shprehur entuziazëm dhe mbështetje të plotë për punën e Qeverisë Kurti. Ai vuri në pah veçanërisht vendimet për mbylljen e komunave paralele dhe ndalimin e veprimtarisë së bankave ilegale në vend.
“Sot ishim në Dragash, ku takuam miq, shokë dhe mbështetës. Ata ishin të entuziazmuar me punën e Qeverisë Kurti për mbylljen e komunës paralele dhe të Bankës Komerciale. Kjo dëshmon entuziazmin dhe gatishmërinë e tyre për të qenë me ne edhe në zgjedhjet e 7 qershorit,” deklaroi Klinaku.
