Qytetarë të shumtë kanë dalë që ta përkrahin Sami Lushtakun, kryetarin e komunës së Skenderajt, i cili është intervistuar nga Policia lidhur me incidentin e djeshëm ku dyshohet se u përfshi në sulm fizik me kryetarin e degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehanin, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë vendosur traktorët për të bllokuar qarkullimin e rrugës pranë objektit të stacionit policor në Skenderaj.

