Kylian Mbappe ka trazuar përsëri situatën te Real Madridi, pas deklaratave të mbrëmshme pas ndeshjes me Real Oviedon.
Sulmuesi francez deklaroi se trajneri Alvaro Arbeloa i kishte thënë se e llogariste si sulmues të katërt, prandaj nuk e aktivizoi nga fillimi, edhe pse ai ishte i gatshëm dhe 100% në formë, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle ”Dairo AS”, Real Madridi është i shqetësuar me këto deklarata të Kylian Mbappes.
Pritet që në ditët e ardhshme të ketë një takim ballë për ballë mes Mbappes dhe presidentit të ”Los Blancos”, Florentino Perez.
Qëndrimi i Real Madridit mbetet i qartë, askush nuk është më i madh se klubi.
Largimett e Cristiano Ronaldos dhe Sergio Ramos shihen si dëshmi e kësak, dhe i njëjti fat mund ta ndjek edhe Kylian Mbappen./IndeksOnline/
