Agjenda e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shtunën do të jetë me aktivitete të ndryshme në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Fillimisht, në orën 11:00, KQZ do të organizojë ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Më pas, në orën 13:30, në selinë e KQZ-së, do të mbahet mbledhja e radhës e këtij institucioni, ku në rend të ditës janë çështje të ndryshme përgatitore të këtyre zgjedhjeve.
Në këtë mbledhje, KQZ pritet të certifikojë kandidatët e subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 7 qershorit si dhe të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës.
Ky është rendi i ditës:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikimin e kandidatëve të subjekteve politike për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026.
– Shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;
– Shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit të vulës për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;
– Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së anëtarëve të këshillave të vendvotimeve me kusht; – Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së ekipeve të numërimit në Qendra Komunale të Numërimit.
