Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë ku do të vendoset për fatin e tij.

Abdixhiku s’ka pranuar që t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve duke thënë se do të ketë fjalën e tij hyrëse në Kuvend, ku beson se do t’i adresojë të gjitha çështjet me interes.

Ai ka thënë se pas Kuvendit, do të flasë për mediat dhe pyetjet e gazetarëve.

“Pasi të përfundon Kuvendi do të mbajë fjalë për media”, ka thënë Abdixhiku.