Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 30 korrik 2026, ka miratuar vendime të rëndësishme për edicionin garues 2026/27.
Ndër to janë miratimi i aplikimit të KB Vëllaznimi për Wild Card në ProCredit Superligë, Propozicionet e Garave, rregulloret kryesore, kalendarët e garave, fondi i shpërblimeve, modeli i mbështetjes financiare për kategoritë e reja, si dhe pjesëmarrja e KB Kosovari dhe KB Peja B në Ligën e Parë të Meshkujve.

