Ish-futbollisti portugez, Manu, ka humbur jetën në moshën 43-vjeçare pas një aksidenti tragjik me makinë. Ngjarja fatale ndodhi në rajonin Sobral të Portugalisë.

Manu ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura gjatë karrierës së tij, duke përfshirë Alverca, Benfica, Marítimo, AEK Athina dhe Legia Varshava. Ai i kishte dhënë fund karrierës së tij aktive te skuadra e Vilafranquenses.