Alban Dragusha sot ka ndarë rrugët me Prishtinën, pasi ishte trajner i klubit që nga muaji mars.
Dragusha përmes një statusi në llogarin e tij në Facebook, ka falenderuar Prishtinën për këtë mundësi, duke thenë se ka punuar me përkushtim, edhe pse nuk morën rezultatet e deshiruara, shkruan IndeksOnline.
Ai i ka uruar klubit dhe stafit të ri suksese në vazhdim.
”Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj FC Prishtina per besimin qe ma dhane per te udhehequr ekipin si trajner gjate ketyre muajve.
Edhe pse rezultatet nuk ishin ato që i deshiruam dhe për të cilat punuam çdo ditë, jam krenar për perkushtimin, punën dhe pervojën e fituar ne këtë klub të madh.
Falënderoj Presidentin Driton Krasniqi,
Stafin, Futbollistet dhe tifozerin Plisat për mbështetjen dhe respektin e treguar gjatë kesaj periudhe.
FC Prishtines dhe Stafit te ri ju deshiroj gjitha te mirat , shumë suksese”, ka shkruar Alban Dragusha./IndeksOnline/
