Alejandro Balde ka vendosur të largohet nga Barcelona para mbylljes së afatit kalimtar të verës, duke hapur një kapitull të ri të papritur në të ardhmen e mbrojtësit spanjoll.
Sipas mediumit katalanas “Jijantes”, 22-vjeçari e ka marrë këtë vendim pas bisedimeve të fundit dhe atmosferës që ka perceptuar brenda klubit.
Agjenti i tij, Jorge Mendes, tashmë ka nisur punën për t’i gjetur një skuadër të re para mbylljes së merkatos.
Rikthimi i João Cancelo ndryshon situatën
Një nga faktorët që ka ndikuar në vendimin e Baldes është rikthimi përfundimtar i João Cancelo te Barcelona.
Prania e portugezit e ka rritur ndjeshëm konkurrencën për krahun e majtë të mbrojtjes, duke e bërë edhe më të pasigurt rolin e Baldes në skuadër.
🚨 NOTICIA @jijantesfc 🛩️
⚠️ Alejandro Balde no continuará en el Barça
❌ El defensa ha tomado la decisión de buscar una salida después de las últimas charlas y sensaciones en el club
🇵🇹 Jorge Mendes trabaja para buscarle equipo en esta recta final de mercato pic.twitter.com/CtT8uOltfA
— Jijantes FC (@JijantesFC) August 22, 2026
Në ditët e fundit është raportuar gjithashtu për interesimin e Manchester United.
Klubi anglez thuhet se ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për të shqyrtuar mundësinë e një transferimi.
Flick: Balde ka shumë cilësi, por duhet të luftojë për vendin
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli për situatën në konferencën për shtyp të së shtunës.
“Është një pyetje e vështirë. Balde ka shumë cilësi. Për mua është e rëndësishme, siç kam thënë edhe më parë, që çdo lojtar të jetë në gjendje të konkurrojë për pozicionin e tij dhe këtë dua ta shoh nga të gjithë”, deklaroi Flick.
Trajneri gjerman shtoi se vendimet e tij bazohen në atë që sheh çdo ditë në stërvitje.
“Unë shoh çfarë bëjnë çdo ditë dhe çfarë më tregojnë, nëse janë gati të luajnë në nivelin më të lartë. Kemi nevojë për të gjithë. Në fund, vetëm si skuadër mund të arrijmë sukses. Na duhet që secili të jetë 100 për qind i përkushtuar.”
E ardhmja e Baldes ishte vënë në pikëpyetje prej javësh
Spekulimet për të ardhmen e tij kishin nisur prej disa javësh.
Pas ndeshjes së Joan Gamper Cup ndaj Al Ahly, Balde kishte këmbëngulur se ishte i fokusuar te forma e tij dhe përgatitjet për sezonin e ri.
Megjithatë, zhvillimet e fundit duket se kanë ndryshuar qëndrimin e tij.
Një largim me peshë për Barcelonën
Nëse transferimi realizohet, Barcelona do të duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për një lojtar të dalë nga akademia e saj.
Balde iu bashkua klubit në moshën tetëvjeçare dhe kaloi nëpër të gjitha nivelet e La Masias përpara se të bëhej pjesë e rëndësishme e ekipit të parë dhe kombëtares së Spanjës.
Tani, vetëm pak ditë para mbylljes së merkatos, e ardhmja e tij duket më e hapur se kurrë, me Manchester United mes destinacioneve të mundshme. /GazetaExpress/
