Monza ka reaguar ndaj kampionëve në fuqi të Italisë, duke arritur ta barazojë rezultatin në përballjen ndaj Interit.
Skuadra mysafire nuk u dorëzua pas golit të hershëm të zikaltërve dhe shfrytëzoi një gabim në repartin defensiv të vendasve për ta rikthyer ndeshjen në baraspeshë.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 29-të, kur Gustavo Varela përfitoi nga pasiguria në mbrojtjen e Interit dhe realizoi për 1-1.
Inter kishte kaluar në epërsi në minutën e gjashtë përmes Hakan Çalhanoğlut, por Monza tregoi karakter dhe reagoi brenda pjesës së parë.
Pas golit të Varelas, sfida në “San Siro” është rikthyer plotësisht e hapur, me kampionët italianë që tani kërkojnë ta rimarrin avantazhin. /GazetaExpress/
