Altin Krasniqi në 2049-ditëshin e arrestimit të babait: “Na janë vjedhur ditët, por jo e vërteta”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Altin Krasniqi, ka ndarë një mesazh prekës në lidhje me babanë e tij, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke shënuar 2049 ditë nga arrestimi i tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi theksoi se familja ka jetuar çdo ditë me shpresën e kthimit të tij.

“Nga 4 Nëntori i vitit 2020 deri më sot kanë kaluar 2049 ditë. 2049 mëngjese jemi zgjuar me shpresën se babi do të kthehet. 2049 net kemi mbyllur sytë duke u lutur për shëndetin dhe kthimin e tij,” shkroi ai.

Ai shtoi se, edhe pse familjes mund t’i jenë marrë ditët, e vërteta nuk mund t’u vidhet.

“Vërtet na janë vjedhur 2049 ditë, por nuk do të mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën. E ndërsa pritjes po i vjen fundi, kam vetëm një gjë për të thënë: Çlirimtarët kanë qenë, janë dhe do të mbeten heronj,” përfundoi Altin Krasniqi.