Tërmet me magnitudë 3.8 pranë kufirit Kosovë-Serbi, lëkundje edhe në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 3.8 ka lëkundur sot në mëngjes zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, me lëkundje të ndjera edhe në disa pjesë të territorit të Kosovës.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti u regjistrua në orën 09:46.

Epiqendra e tërmetit ishte e lokalizuar në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, rreth 9 kilometra në jug të qytetit të Leskovacit, në jug të Serbisë. Thellësia e lëkundjeve ishte 5 kilometra.

Deri në këto momente, nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar si pasojë e tërmetit.