Julián Álvarez: Na presin edhe dy finale, nuk ndikohemi nga zërat në rrjetet sociale
Julián Álvarez, sulmuesi i Argjentinës, deklaroi se kombëtares i presin edhe dy “finale” dhe se ekipi nuk ndikohet nga komentet në rrjetet sociale. Këto deklarata ai i bëri për DAZN pas fitores 3-1 ndaj Zvicrës, e cila siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.
Alvarez ishte një prej protagonistëve të takimit, duke shënuar një gol dhe duke u angazhuar maksimalisht, madje duke dhënë kontribut të çmuar edhe në fazën mbrojtëse.
I lumtur me paraqitjen dhe rezultatin, sulmuesi theksoi: “Jam shumë i lumtur. Luftuam deri në fund dhe ishte një ndeshje e vështirë. E dinim se do t’i kishim edhe 30 minuta shtesë, si dhe një lojtar më shumë në fushë. Ia dolëm ta shfrytëzonim këtë avantazh dhe në fund fituam.”
Lidhur me zërat dhe kritikat e shprehura në rrjetet sociale, sulmuesi argjentinas theksoi se skuadra nuk duhet të shpërqendrohet nga ato që thuhen jashtë fushës së lojës.
“Flitet gjithmonë shumë. Ne duhet të përqendrohemi vetëm te puna që bëjmë në stërvitje dhe në fushë. Nuk mund të merremi me atë që thuhet në rrjetet sociale. Sigurisht që do të kisha preferuar ta fitonim ndeshjen më herët, por ndeshjet e Botërorit janë gjithmonë të vështira. Tani na kanë mbetur edhe dy finale,” përfundoi Álvarez.
