Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim për ndryshime në shërbimet konsullore
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët, duke sqaruar orarin e shërbimeve konsullore për fundin e vitit 2026 dhe fillimin e vitit 2027.
Sipas njoftimit, shërbimet e rregullta konsullore do të ofrohen deri më 23 dhjetor 2026. Kjo masë ndërmerret në kuadër të procedurave për përmbylljen e vitit fiskal 2026. Prandaj, ambasada u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për shërbime konsullore, t’i planifikojnë dhe t’i kryejnë ato brenda këtij afati.
Gjatë periudhës nga 24 deri më 31 dhjetor 2026, nuk do të ofrohen shërbime të rregullta konsullore.
Po ashtu, Ambasada ka specifikuar datat kur Seksioni Konsullor do të jetë i mbyllur, me rastin e festave të fundvitit dhe ditëve të pushimit:
* E premte, 25 dhjetor 2026
* E hënë, 4 janar 2027
* E mërkurë, 6 janar 2027
* E enjte, 7 janar 2027
Për rastet emergjente që kërkojnë asistencë konsullore, qytetarët janë të lutur të kontaktojnë ambasadën në numrin e urgjencës: +43 677 64681903.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë shpreh mirënjohjen për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve.
