Një vajzë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të Suharekës.
Lidhur me këtë ngjarje, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, njoftoi se menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitë policore të Stacionit të Suharekës, hetuesit rajonalë, si dhe ekspertët mjekoligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti, sipas Bytyqit, është raportuar mëngjesin e 25 nëntorit, rreth orës 07:00, nga mjeku kujdestar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë.
“Më 25 nëntor, rreth orës 07:00, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informacion nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Suharekë, i cili gjendej në fshatin Leshan, se një femër ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërkohë që është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’”, ka deklaruar Bytyqi.
