Ancelotti i jep shpresë Brazilit: Neymar mund të jetë në listën e Botërorit 2026

Vetëm pak javë më parë, e ardhmja e Neymarit në ekipin kombëtar të Brazilit dukej shumë e pasigurt. Sulmuesi brazilian, i prekur nga dëmtimet e shpeshta dhe jashtë fushave që nga dëmtimi serioz i pësuar kundër Uruguait, konsiderohej jashtë planeve të stafit teknik të Seleçaos.

Megjithatë, sipas raportimeve të ESPN Brazil, trajneri italian Carlo Ancelotti ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, por Neymar tashmë konsiderohet një opsion real për listën finale të Brazilit.

Ancelotti dëshiron të analizojë në thellësi çdo aspekt që lidhet me yllin brazilian, duke përfshirë gjendjen fizike, ndikimin teknik në lojë dhe rolin që mund të ketë brenda grupit në dhomën e zhveshjes.

Gjithashtu, ekziston shqetësimi se prania e tij në ekip pa një rol të qartë mund të ndikojë në ekuilibrin e skuadrës.

Vendimi përfundimtar pritet të bëhet publik me shpalljen zyrtare të listës së Brazilit për Kampionatin Botëror 2026.