Një anije në pronësi japoneze, me tre anëtarë ekuipazhi japonezë, ka arritur të dalë nga Gjiri Persik përmes Ngushticën e Hormuzit, të premten, pasi kishte mbetur e bllokuar në rajon për shkak të përleshjeve mes SHBA-së dhe Iranit.
Anija është një cisternë nafte që lundron nën flamur të Liberisë dhe aktualisht po lëviz drejt Japonisë.
Me daljen e cisternës, të gjitha anijet e lidhura me Japoninë dhe me ekuipazh japonez tashmë janë evakuuar nga Gjiri Persik, sipas Ministrisë së Jashtme të Japonisë.
Diplomatët japonezë thanë se, duke marrë parasysh nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi mes SHBA-së dhe Iranit, qeveria e Japonisë do të vazhdojë të bëjë përpjekje diplomatike për rikthimin sa më të shpejtë të lundrimit të lirë dhe të sigurt përmes ngushticës së Hormuzit shkruan DW.
