Një burrë është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj një gruaje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka marrë trajtim mjekësor pas ngjarjes. Më pas, me vendim të prokurorit, ajo është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim të detajuar.
I dyshuari, menjëherë pas arrestimit, është dërguar në paraburgim, gjithashtu me vendim të organit të prokurorisë. Policia konfirmon se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
