Arsenali ka arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes nga Newcastle United, ndërsa kampionët e Premierligës kanë caktuar javën e ardhshme për kontrollin mjekësor të lojtarit.
Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, marrëveshja kap vlerën e 90 milionë eurove, plus bonuse dhe klauzola shtesë.
Kontratat zyrtare ende nuk janë nënshkruar, por transferimi konsiderohet tashmë në fazën përfundimtare dhe shumë pranë zyrtarizimit.
Drejtuesit e Newcastle kishin luftuar fort për ta mbajtur 28-vjeçarin, sidomos pas largimit të emrave të rëndësishëm si Sandro Tonali dhe Anthony Gordon, si dhe dorëheqjes së trajnerit Eddie Howe.
Megjithatë, këmbëngulja e Arsenalit rezultoi vendimtare.
Guimaraes kishte bërë të qartë prej disa javësh dëshirën për t’u larguar, duke i informuar drejtuesit e Newcastle se synonte një transferim. Ai e përforcoi këtë qëndrim edhe duke refuzuar të udhëtonte me skuadrën në kampin stërvitor në La Manga.
Fitues i Kupës së Ligës me Newcastle në mars të vitit 2025 dhe pjesëmarrës me Brazilin në Kupën e Botës 2026, Guimaraes pritet të bëhet përforcimi i katërt i Arsenalit gjatë kësaj vere.
Më herët, klubi londinez aktivizoi klauzolën për blerjen përfundimtare të mbrojtësit Piero Hincapie nga Bayer Leverkusen, transferoi si lojtar të lirë portierin Illan Meslier dhe bleu anësorin grek Christos Tzolis nga Club Brugge për 36 milionë funte.
Arsenali kishte tentuar ta transferonte Guimaraes edhe në vitin 2022, kur ai ishte pjesë e Lyonit, por në atë kohë Newcastle arriti ta fitonte garën për nënshkrimin e tij./GazetaExpress/
