**RB Leipzigu fiton garën: Fisnik Asllani drejt transferimit, lë pas Barcelonën dhe Dortmundin**
Sulmuesi i talentuar i Hoffenheim-it, Fisnik Asllani, raportohet se është shumë pranë një transferimi te RB Leipzigu. Lajmi vjen sipas raportimeve të prestigjiozes gjermane Bild.
Publikimi gjerman bën me dije se 23-vjeçari pritet të finalizojë kalimin te klubi saksone përpara fundit të këtij muaji.
Leipzigu është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit në kontratën e Asllanit, e cila kap vlerën e 30 milionë eurove dhe është e vlefshme deri në vitin 2029.
Për sulmuesin kishte shfaqur interes edhe Barcelona dhe Borussia Dortmund-i.
Megjithatë, gjiganti katalanas e shihte Asllanin vetëm si një alternativë rezervë, në rast se nuk do të arrinte të siguronte objektivin e saj kryesor, sulmuesin Julian Alvarez të Manchester City-t.
Në anën tjetër, Borussia Dortmund-i do të duhej fillimisht të krijonte hapësirë në skuadër dhe në buxhetin e pagave, përpara se të tentonte transferimin e sulmuesit.
Si pasojë, RB Leipzigu duket se është shumë pranë fitimit të garës për një prej talenteve më të vlerësuar të rinj të Bundesligës.
