Rrahmani shënon që në debutimin me Venezian, shkëlqen në miqësoren e parë

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka nisur me sukses aventurën e tij te Venezia, duke realizuar golin e parë që në ndeshjen debutuese me fanellën e klubit italian.

Rrahmani shënoi në fitoren 4:2 të Venezias përballë skuadrës së Dolomiti Bellunesi. Ky takim miqësor u zhvillua në kuadër të përgatitjeve intensive të ekipit për sezonin e ri futbollistik.

Goli i futbollistit kosovar erdhi në minutën e 88-të. Pas një aksioni të shpejtë të skuadrës, ai goditi fuqishëm me këmbën e djathtë, duke vulosur triumfin e ekipit të tij.

Ky debutim premtues për 24-vjeçarin, i cili tashmë ka lënë shenjën e tij me golin e parë në fanellën e Venezias, synon ta vazhdojë këtë formë të mirë edhe në ndeshjet zyrtare të kampionatit.

Venezia do ta startojë sezonin e ri me përballjen kundër Modenës në Kupën e Italisë, ndërsa debutimin në Serie A do ta ketë përballë Lecces. Rrahmani pritet të jetë një nga pikat kyçe në repartin sulmues të skuadrës.