Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së Liverpuilit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të Premierligës angleze.

Plot 6 gola u shënuan në stadiumin ”Villa Park”, ku skuadra vendase fitoi me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.

Aston Villa kishte epërsinë që nga pjesa e parë, kur Morgan Rogers shënoi në minutën e 42-të.

Me të nisur pjesa e dytë, Virgil van Dijk barazoi shifrat, me një gol të bukur me kokë, në minutën e 52-të.

Gëzimi i Liverpulit zgjati vetëm pesë minuta, pasi Ollie Watkins riktheu epërsinë e Villas.

Watkins nuk u ndal me kaq, pasi shënoi edhe golin e dytë persan në minutën e 73-të, derisa fitoren Aston Villas ia siguroi John McGinn, me golin e shënuar në minutën e 89-të.

Liverpuli shënoi edhe njëhëher, ku golashenues ishte përsërsi Van Dijk, në 90+2.

Aston Villa me këtë fitore siguron pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm, pasi renditet në vendin e katërt në tabelë, me 62 pikë, tre më shumë se Liverpuli, e cila renditet e pesta./IndeksOnline/