Kreshnik Hajrizi pas ndeshjes me Turqinë: “S’ishte thjesht futboll, lamë gjithçka në fushë!”

Mbrojtësi i Kosovës, Kreshnik Hajrizi, ka shprehur ndjenjat e tij përmes rrjeteve sociale pas humbjes me rezultatin minimal 0:1 ndaj Turqisë në një ndeshje vendimtare eliminatore.

Në një mesazh thellësisht emocional, Hajrizi theksoi përkushtimin e plotë të skuadrës dhe krenarinë e madhe për përfaqësimin e vendit. Ai nënvizoi se ekipi dha gjithçka në fushë për tifozët dhe kombin, siç raporton Indeksonline.

“Kosova ime, ajo natë nuk ishte thjesht futboll… ishte një ndjenjë që të pushton thellësisht. Na dha krenari, na dha forcë, na dha arsye për të luftuar deri në fund. Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo shqiptar kudo që është. Kjo është vetëm fillimi… sepse për Kosovën, ne japim gjithmonë më shumë”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se Hajrizi shfaqi një paraqitje të shkëlqyer në fushë gjatë ndeshjes.