Mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, ka treguar besim të madh para ndeshjes së parë të “Dardanëve” në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Kosova do të përballet me Irlandën në Prishtinë, në kuadër të Ligës B, Grupit 3 të UEFA Nations League.

Në prag të kësaj sfide, Avdullahu ka bërë të qartë se Kosova nuk i frikësohet Irlandës, por as kundërshtarëve të tjerë në grup.

Jemi gati, nuk kemi frikë. Duam të jemi të parët në grup”, deklaroi Avdullahu për RTÉ Sport.

Deklarata e mesfushorit tregon ambiciet e Kosovës për këtë edicion të Ligës së Kombeve, me “Dardanët” që synojnë ta nisin me rezultat pozitiv aventurën e tyre në Ligën B.

Përballja me Irlandën do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa për Kosovën kjo ndeshje paraqet mundësinë e parë për të treguar pretendimet e saj në një grup ku bëjnë pjesë gjithashtu Austria dhe Izraeli.

Avdullahu dhe bashkëlojtarët e tij synojnë që faktorin vendas ta shfrytëzojnë maksimalisht dhe ta nisin me këmbë të mbarë garën për kreun e grupit.