**Hykmete Bajrami: Kam marrë disa herë oferta për t’u bashkuar me Vetëvendosjen**
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ka marrë oferta nga Lëvizja Vetëvendosje për t’u bërë pjesë e kësaj partie.
Në një intervistë dhënë emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Bajrami theksoi se këto oferta i kishte marrë disa herë, gjatë viteve të kaluara.
“Unë kam pasur oferta para disa viteve, disa herë për të hyrë në Vetëvendosje. Nuk jam unë në Vetëvendosje, jam në LDK”, tha ajo.
“Por nuk kam hyrë në Lëvizjen Vetëvendosje. Unë nuk jam Lëvizja Vetëvendosje, unë jam Lidhja Demokratike e Kosovës. Unë nuk lexoj fjalime që m’i shkruan dikush. Unë nuk flas me porosi. Unë nuk udhëhiqem nga mesazhet. Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës. Nuk është hera e parë që deputetët e ndajnë votën. Kemi pasur raste kur pikërisht kjo zonja, për të cilën folëm më herët, nuk e ka votuar kryeministrin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, deklaroi Bajrami.
