Ballkani humbet shanset për titull, Llapi fiton minimalisht në Suharekë
Llapi ka shënuar një fitore të rëndësishme 0:1 ndaj Ballkanit në ndeshjen e xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës, duke i thelluar edhe më shumë problemet e ekipit nga Suhareka në garën për titull.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Arbnor Ramadani.
Me këtë sukses, Llapi arrin në kuotën e 39 pikëve, duke mbajtur pozitën e tetë në renditje.
Ndërkohë, Ballkani mbetet me 55 pikë në pozitën e dytë, por tashmë është shumë larg garës për titullin kampion. (Burimi: Indeksonline)
