Bayern Mynih, gati t’i ofrojë kontratë të re Manuel Neuerit 40-vjeçar

Manuel Neuer vazhdon të konsiderohet si një ndër portierët më të mirë në botë dhe mbetet titullar i padiskutueshëm te Bayern Mynih, pavarësisht se ka mbushur moshën 40-vjeçare.

Kontrata aktuale e tij skadon në qershor, por klubi bavarez është i gatshëm t’i ofrojë një marrëveshje të re, siç raporton IndeksOnline.

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, konfirmoi këtë mundësi, duke theksuar se zgjatja e kontratës do të varet nga mirëqenia e lojtarit.

“Këtë mund ta imagjinoj. Nëse Manu është i gatshëm, ndihet mirë, është në formë dhe pritjet tona reciproke përputhen, atëherë mund të imagjinoj një zgjatje të kontratës,” deklaroi Eberl për mediat.