Rafael Leao, sulmuesi i Milanit dhe Kombëtares së Portugalisë, ka befasuar fansat e futbollit pas shfaqjes së tij në stërvitje me klubin brazilian Corinthians. Ky veprim i papritur, raportuar nga IndeksOnline, ka ngritur fillimisht pikëpyetje dhe ka shkaktuar reagime të shumta.

Pamjet e tij duke u stërvitur me skuadrën braziliane qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur njëfarë zhgënjimi te tifozët e Milanit, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për këtë lëvizje.

Megjithatë, situata u sqarua shpejt: ky veprim nuk lidhet me ndonjë transferim të mundshëm të lojtarit. Leao ndodhet në Brazil për pushime, pas pjesëmarrjes së tij në Kupën e Botës me Portugalinë, dhe thjesht ka zgjedhur të stërvitet me klubin vendas për të mbajtur formën fizike.

Rafael Leao ka një kontratë të vlefshme me Milanin deri në vitin 2028. Pavarësisht kësaj, ka pasur zëra për një largim të mundshëm gjatë merkatos së verës, pasi disa klube europiane kanë shfaqur interes për shërbimet e tij. Aktualisht, ai mbetet një lojtar kyç për “kuqezinjtë”.