Artan Behrami, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se ata që dikur e akuzonin kryeministrin shqiptar Edi Rama për lidhje me Sorosin, sot po mbështesin atë që ai e quan “fushatë hakmarrëse të Sorosit kundër Ramës”.

Sipas Behramit, hakmarrja krijon irracionalitet kolektiv dhe i bën shqiptarët të manipulueshëm nga fuqitë e mëdha që, sipas tij, e përdorin Tiranën për përplasje politike.

Postimi i plotë:

Krejt ata që dikur e akuzuan Ramën për lidhje me Soros, po i shoh në shesh të Tiranës, duke mbështetur fushatën hakmarrëse të Soros kundër Ramës!

E hakmarrja, fatkeqësisht dhe tradicionalisht, është derivati më i zjarrtë që ndez irracionalitetin e shqiptarëve, duke e krijuar afektin kolektiv.

Një gjendje irracionale, ku lehtësisht bëhemi vegla të fuqive të mëdha që Tiranën e keqpërdorin si terren për t’u konfliktuar.