Një histori që nis në vitin 1971, një traditë e ndërtuar ndër dekada dhe një gamë produktesh që sjellin shije për çdo preferencë. “Birra Peja” është një nga markat që këtë vit ka marrë një prezencë të veçantë në Festën e Birrës në Korçë, duke sjellë për vizitorët jo vetëm shijen klasike të “Peja Pilsner”, por edhe variantet “Peja Chill”, “Peja Lager”, “Peja Helles” dhe “Peja Crudo”.

Me 31 stenda në hapësirat e reja të festës, “Birra Peja” është kthyer në një prej pikave më të frekuentuara nga vizitorët, duke i dhënë publikut mundësinë të zbulojë dhe shijojë të gjithë gamën e saj.

Pas kësaj prezence të gjerë qëndron një histori më shumë se 50-vjeçare. Erkin Bedo, menaxher i Marketingut për Shqipërinë për kompaninë “Birra Peja”, tregon se gjithçka nisi në Kosovë në vitin 1971, ndërsa një tjetër etapë e rëndësishme për markën ishte viti 2014, kur ajo kaloi në pronësi të “Devolli Group”.

“Historia e Birrës Peja ka filluar në vitin 1971, kur në Kosovë ka filluar provimi dhe hapja e fabrikës. Pastaj ka pasur ndër këto vite deri në 2014-ën që ka kaluar në pronësi të Devolli Group. Nga 2014-a e mbrapa, që është pjesë e Devolli Group, ka pasur shumë zhvillime dhe inovacione të gjithanshme. Si për shembull, është e vetmja birrë shqiptare që ka mbi 5 kode birre me shije të ndryshme, si për shembull Peja Pilsner klasike që ne e njohim të gjithë, Peja Crudo, Peja Helles, Peja Chill, Peja Lager, etj”, shprehet Bedo.

"Birra Peja" pushton Festën e Birrës në

Erkin Bedo

Nga birra klasike deri te variantet premium dhe ato të përshtatura për stinë apo preferenca të ndryshme, gama e “Birra Peja” synon t’i ofrojë konsumatorit mundësi të ndryshme zgjedhjeje. Secili variant ka karakteristikat e tij dhe, siç shpjegon Bedo, është menduar për një shije të veçantë.

“Këto pije janë specifike ndaj kodeve të ndryshme të birrës, në varësi të vendeve që janë prodhuar fillimisht si herë e parë, dhe pastaj përshtaten për shije të ndryshme. Për shembull: Peja Chill është një birrë verore; Peja Lager, Peja Helles janë birra premium; Peja Crudo është birrë e papërpunuar; Peja Pilsner pastaj është Peja klasike me atë që e njohim të gjithë Pejën“, thotë ai. 

"Birra Peja" pushton Festën e Birrës në

Festa e Birrës në Korçë është kthyer edhe këtë vit në një mundësi për “Birra Peja” që të prezantojë të gjithë gamën e saj për mijëra vizitorët që kanë zgjedhur t’i bashkohen eventit. Për kompaninë, kjo është një mundësi për të afruar konsumatorët me produktet dhe për t’i bërë ata të provojnë shijet e ndryshme të markës.

“Ne ndihemi shumë mirë, pasi është një eveniment dhe një festë ku ne të tregojmë produktin, që njerëzit të njohin të gjitha llojet e kodeve të birrës sonë, t’i prezantojmë ashtu siç duhet dhe njerëzit kanë mundësi të provojnë shijen e Birrës Peja në të gjitha formatet e saj. Dhe jemi shumë të kënaqur pasi organizimi është realisht shumë i bukur”, shton më tej Bedo. 

Për të qenë sa më pranë publikut, “Birra Peja” është prezente në këtë edicion me plot 31 stenda.

"Birra Peja" pushton Festën e Birrës në
"Birra Peja" pushton Festën e Birrës në

Një prezencë që e rendit markën ndër kompanitë me shtrirjen më të madhe në festival dhe që, sipas përfaqësuesit të saj, është pritur mjaft mirë nga vizitorët.

“Këtë vit ne jemi lider në Festën e Birrës 2026 në Korçë, pasi jemi me 31 stenda prezent. Është pritur shumë mirë nga njerëzit dhe njerëzit janë duke e shijuar, duke u kënaqur dhe duke kaluar shumë mirë me shijen e Birrës Peja, absolutisht edhe me muzikën e bukur që ka në këtë festë”, përfundon ai.

"Birra Peja" pushton Festën e Birrës në

Nga tradita mbi 50-vjeçare te risitë dhe shumëllojshmëria e produkteve, “Birra Peja” sjell në Korçë një gamë shijesh për të gjithë ata që duan ta shijojnë festën ndryshe. “Peja Pilsner”, “Peja Chill”, “Peja Lager”, “Peja Helles” dhe “Peja Crudo” janë pjesë e kësaj eksperience, ndërsa 31 stendat e markës e bëjnë “Birra Peja” më të preferuarën e këtij edicioni të Festës së Birrës. /CNA