Marcelo Brozoviq është bërë me skuadër të re.
Kroati, ka arritur marrëveshje me gjigantin nga Katari, Al-Sadd si transfer i lirë pas largimit nga Al-Nassr në verë.
“Brozo”, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ai kaloi 3 vite te Al-Nassr, ku arriti të shpallej kampion i Arabisë Saudite sezonin e kaluar./IndeksOnline/
