Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreave, ka reaguar pas humbjes së Kosovës në ndeshjen vendimtare ndaj Turqisë, e cila i mohoi asaj kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Hargreave vlerësoi performancën e jashtëzakonshme të Kombëtares së Kosovës, duke theksuar se në vitin 1999 askush nuk do të besonte se Kosova do të arrinte në këtë fazë të rëndësishme të garave.
Ai shprehu përgëzimet e tij me fjalët: “Bravo Kosovës për performancën e shkëlqyer dhe arritjen e jashtëzakonshme në këtë fushatë eliminatore të Kupës së Botës. Ka shumë gjëra për të cilat mund të krenohesh. Herën tjetër do të jesh edhe më i mirë.”
