Zëvendësime në Kombëtaren e Kosovës: Foda fut në lojë Zhegrovën, Rashicën e Alitin
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka kryer ndryshime të rëndësishme në formacion, pas disavantazhit 1-0 kundër Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në një përpjekje për të kthyer rezultatin, Foda ka futur në lojë Edon Zhegrovën, duke zëvendësuar Mërgim Vojvodën.
Milot Rashica hyri në vend të Elvis Rexhbeçajt.
Ndërkohë, Fidan Aliti u detyrua të inkuadrohet në lojë pas lëndimit të Albian Hajdarit në kokë.
