Me rastin e ndeshjes historike kualifikuese për Kampionatin Botëror mes Kosovës dhe Turqisë, Ramiz Lladrovci ka dërguar një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për futbollistët e kombëtares.
Në një postim në Facebook, Lladrovci shkroi: “Fitore shqiponja! Ju jeni krenaria jonë, krenaria e shqiptarisë, duam fitore!”
Lladrovci, i pranishëm në Stadiumin “Fadil Vokrri” për të mbështetur ekipin, shpjegoi se qëllimi i pranisë së tij aty ishte për të sjellë fat dhe fitore për kombëtaren, edhe pse nuk mundi të ishte në Sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” atë mbrëmje.
Ai shfrytëzoi rastin edhe për të bërë një koment me nëntekst politik, duke deklaruar: “Nëse dikush është ters i lojës sonte, është ai që u largua nga tribunat e ‘vegjëlisë’ dhe po vjen në tribunat ku ‘vjedhen kuletat’.”
Postimin e tij, Lladrovci e mbylli me fjalët personale dhe emocionuese: “Unë, biri yt Kosovë, fitore!”
