**Nis ndeshja historike: ‘Dardanët’ 90 minuta larg ëndrrës së Kampionatit Botëror**

Në stadiumin “Fadil Vokrri” ka nisur ndeshja historike mes Kosovës dhe Turqisë. Kombëtarja e Kosovës, e njohur si “Dardanët”, synon të shkruajë historinë duke luftuar për një vend në Kampionatin Botëror.