Çlirim Haziri bën thirrje për protestën e sontme: Edhe nën shi, bashkë për UÇK-në

Çlirim Haziri, organizatori i protestës me titull “Jo në emrin tim”, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e sontëm që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Haziri u ka kërkuar qytetarëve të marrin me vete çadra, pasi aktiviteti parashikohet të shoqërohet me mot me shi.

“Sonte ka shi. Merreni një çadër me vete dhe ejani”, ka shkruar Haziri, duke theksuar se shiu mund ta lagë sheshin, por nuk do të mund ta heshtë zërin e protestuesve.

Tubimi është caktuar të nisë në orën 21:00.