Çlirim Haziri, organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, u ka bërë thirrje protestuesve që sonte të marrin me vete çadra, pasi është paralajmëruar shi.

Në një postim në Facebook, Haziri ka theksuar se “sonte do të ketë shi” dhe ka ftuar protestuesit të marrin çadra.

“Ejani, sepse shiu mund ta lagë sheshin, por nuk e shuan zërin tonë,” ka shkruar ai, duke shtuar: “Sonte, edhe nën shi — bashkë për UÇK-në! 21:00 Sheshi ‘Skënderbeu’.”